Bota

Video/ Uragani Michele, shkatërron çfarë gjen para, shënon viktimën e dytë

               Publikuar në : 10:41 - 11/10/18 |
el ida

Një viktimë e dytë është shënuar nga Uragani Michael. Në Seminole, Gjeorgji, një vajzë 11-vjeçare u vra sepse një pemë ra në shtëpinë e saj përgjatë stuhisë më të keqe “të shekullit”. Uragani ka goditur rajonin, thanë autoritetet në mediat amerikane.

Në Florida një burrë gjithashtu vdiq nga një pemë që goditi shtëpinë e tij. Uragani ka shkaktuar dëme të shumta, duke lënë rreth 400,000 njerëz pa energji në të tre shtetet. Madje një tren ka dalë jashtë shinave  në Florida nga erërat e forta deri në 155mph.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tani po kategorizon Michael si një stuhi tropikale me erëra të qëndrueshme. Uragani është duke lëvizur në verilindje në rreth 20mph ndërsa vazhdon të dobësohet mbi Gjeorgjinë qendrore, tha agjencia në shënimin e fundit këshillues. /Opinion.al

Burimi: BBC

Pas