Bota

Video/ Trump bën humor para kamerave, shikoni reagimin epik të Kim Jong-Un

               Publikuar në : 19:34 - 12/06/18 |
Gerta

Dy liderët botërorë, Donald Trump e Kim Jong-un zhvilluan një takim historik në Singapor ditën e sotme.

Teksa po bëheshin gati të drekonin, ishin reporterët ata që merrnin pamje të të dy liderëve.

“A jeni duke kapur fotografi të mira? A po dukemi të bukur dhe elegantë?”, është shprehur Trump me humor para kamerave.

Por, gjatë kësaj kohe, Kim Jong-un nuk ka reaguar fare pas batutës, duke parë i habitur dhe serioz në drejtim të Trump.

Ndoshta batuta nuk i ka pëlqyer, ose ndoshta ai nuk e ka dëgjuar dhe kuptuar atë çfarë po thoshte Donald Trump, por reagimi i tij është bërë viral në rrjet./opinion.al

Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

 

Pas