1

VIDEO/ Tregtarët e Korçës hidhen në protesta: Na mbyti konkurenca e pandershme

               Publikuar në : 09:44 - 12/02/18 |
ri.de.

Dita e hënë ka nisur me protesta në Korçë. Janë fermerët e fshatit Horman që ngrenë zërin me revoltë pasi prodhimet u kanë mbetur pa shitur.

Në këtë protestë kanë dalë pothuajse të gjithë banorët, ndërsa mësohet se është pezulluar edhe mësimi në shkollën e fshatit. Ata fajësojnë shtetit, pasi konkurrenca është e pandershme. Sipas tyre, produktet vendase “mbyten” nga ato të importit.

Për t’i takuar nga afër dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre, aty shkoi edhe nënkryetari i Bashkisë së Korçës, por banorët vendas refuzuan që të flisnin pa prezencën e medias.

Ata këmbëngulin që të organizohet një takim me kryebashkiakun e Korçës, me një përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Drejtorisë Bujqësore të rrethit të Korçës që të gjendet një zgjidhje për produktet bujqësore që u kanë mbetur pa shitur.

Pas