Video/ Të vërtetat e hidhura të Merkelit për politikën shqiptare  – Opinion – Faqja Zyrtare
-Ngjarjet e javës, Opinion Web TV, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Të vërtetat e hidhura të Merkelit për politikën shqiptare 

German Chancellor Angela Merkel (R) speaks next to Albanian prime minister Edi Rama during their press conference following their meeting at the Chancellery in Berlin on April 1, 2014.   AFP PHOTO / ODD ANDERSEN        (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)

Takimi i Kryeministrit Edi Rama me kancelraen gjermane Angela Merkel në Berlin paraditen e 27 nëntorit mori gjithë vemendjen e mediave shqiptare, veçanërisht pas deklaratave të deputetit Kirschbaum në Tiranë lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Gunther Kirschbaum, deputeti i partisë së drejtuar nga klancelarja Merkel kishte deklaruar dy ditë më parë në Tiranë, “Se grupi parlamentar i partisë që ai përfaqësonte, do t’i rekomandojë qeverisë federale të mos miratojë çeljen e negociatave deri në përmbushjen e 7 pikave të formuluara në dokumentin e paraqitur prej tyre që konsistonin konkretisht nmë:

Zbatimi i reformës në administratën publike.

reforma në drejtësi të zbatohet, të mos mbetet në letër.

Lufta kundër korrupsionit dhe veçanërisht terk funksionarët e lartë,

lufta kundër kundër drogës

respektimi i të drejtave të njerout sipas pikave të përmendura në progres raport

përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zbatimin e tyre deri në zgjedhjet e 2017 dhe dekriminalizimi.

Deputeti gjerman artikuloi qartë se Shqipëria duhet të presë pranverën e vitit 2018 dhe raportin e ardhshëm të Komisionit Europian.

Në atmosferën dhe diskutimet që fjalimi I deputetit gjerman la pas, vizita e Ramës në Berli  mori gjithë vëmnedjen politike dhe mediatike të shqiptarëve.

Me gjuhë më diplomatike, por pa përgjigjen që shqiptarët prisnin, kancelarja Merkel edhe pse ka përmendur ndryshimet që Shqipëria ka bërë gjatë viteve të fundit, ka pohuar se Komisioni Europian ka identifikuar prioritetet, duke cilësuar se ato janë 5.

Në krye të listës qëndron reëforma në drejtësi, por vazhdojnë të mbeten lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organuizuar dhe sigurimi I zgjedhjeve të lira e të ndershme, një pikë që duket se do të jetë sfida e re e politikës së vjetër.

Deklaratat e politikës gjermane, kanë shkaktuar reagime në politikën shqiptare, që duket se hapjen e negociatave po e shihte si kalin e betejes, për të fituar ose humbur pikë në zgjedhjet e ardhshme që janë shumë pranë.

Në një kohë kur e majta e ka cilësuar deputetin Kirshbaum si të painformuar dhe të ndikuar nga Partia Demokratike, kjo e fundit nuk ka ngurruar të akuzojë Kryeministrin Rama për manipulim apo sfumim të deklaratave të kancelares Merkel.

U duk se politika nxitoi të përkthejë dhe interpretojë deklaratat e diplomates gjermane që në fakt qenë të qarta, pavarësisht interpretimeve: Shqipëria nuk është gati për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

A ishin të reja të vërtetat e zonjës Merkel për shqiptarët dhe politikën tonë, apo ndoshta thënë nga goja e gruas së fortë të Europës këto të vërteta vrasin më shumë?

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko