InstaBIZ

VIDEO/ Stresi sapo del nga burgu publikon klipin e ri me armë dhe marijuanë

Reperi, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi doli para dy ditësh nga burgu, pasi u mbajt në paraburgim për përdorim kokaine. Ai nuk ka vonuar, ka publikuar menjëhere këngën dhe klipin e ri, ku shfaqet me armë dhe duke tymosur marijuane.

Në një deklaratë Stresi u shpreh brenda qelisë që këtë lëndë narkotike e konsumonte për kënaqësinë e tij kur ishte me miqtë dhe nuk e tregtonte. “Kokainën nuk e kam blere, une e gjeta ne lokal ku e kishin sjelle disa djem per ta pire. Me miq konsumoj droge kur gjej. Dua te me lironi se nuk kam bere asnje shkelje”, shprehej ai.

Në tekstin e këngës “GTA”, ndër të tjera thotë: “Ju kam bë dalje, se për mua jeni të fundit…”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko