-Ekonomi, Aktualitet, Te Fundit

Video-STOP/ Si i përzenë firmat e huaja gjykatat shqiptare

Kompania italiane ABK, nisi aktivitetin në Shqipëri në fushën e qeramikës, në bashkëpunim me një sipërmarrës shqiptar. Presidenti i saj, Aldo Zanibani tregon në një bisedë telefonike në emisionin “STOP” se mori ambiente me qira nga Ilirjan Beqaraj. Por më pas konstatoi se objekti kishte 6 milionë lekë të vjetra energji të pa paguar.

Unë jam presidenti i ABK Italia. Ne jemi një kompani italiane e specializuar në fushën e qeramikës, ku prodhojmë qeramikë për të gjithë Europën dhe eksportojmë në të gjithë botën. Ne kemi filluar të shesim produktet tona në Shqipëri rreth 8 vite më parë, nëpërmjet tregëtarëve dhe më pas ne vendosëm që të hapim një “Showroom” edhe në Shqipëri. Duke vënë re se tregu shqiptar po rritej dukshëm dhe patëm besimin në hapjen e këtij “Showroom-i”, duke investuar shumë para. Fillimisht ishte mirë. Morëm një ambient me qira dhe i paguam të gjitha detyrimet kontraktuale, duke pasur besim që po bëjmë biznes me një njeri të ndershëm. Madje kemi paguar edhe paradhënien e qirasë të ambientit të “Showroom-it”, më shumë se një herë. Përgjegjësit që kishim vendosur në “Showroom” na njoftuan më vonë se kishin dalë disa probleme me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe të ujit, pra pa kushtet optimale që duhen për mbarëvajtjen e Showroom-it tonë në Shqipëri.”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko