-Sociale, Aktualitet, Te Fundit

Video-STOP/ Rrezikon nështetësinë greke për një vërtetim

Emisioni “STOP” këtë të premte trajtoi rastin e një qytetari nga Durrësi, i cili prej shumë vitesh jeton në Greqi, por në shtetin fqinj i kërkojnë një vërtetim të shërbimit ushtarak për të marrë nënshtetësinë greke. Albert Nasto në vitin 1999 – 2000 ka kryer shërbimin ushtarak në Shqipëri, por ky shërbim nuk i njihet nga ana e Qendrës së Personel Rekrutimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

 “Jam interesuar për një vërtetim ushtarak në QPR – në  Tiranë. Aty ekziston që unë nuk kam kryer shërbimin ushtarak në vitin 1999 – 2000. Unë kam Librezat Ushtarake, të cilat vërtetojnë shërbimin ushtarak të kryer në këto vite. Vij nga shteti fqinj Greqi dhe mua më duhet të marr vërtetimin ushtarak këtu, ndryshe i bie të bëj edhe njëherë shërbimin ushtarak në Greqi, pasi ata më kërkojnë një vërtetim ushtarak.”

Alberti tregon, se iu drejtua Qendrës së Personel Rekrutimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë dokumentin, por pas tetë ditësh mori përgjigjen, se emri i tij nuk ekziston. 38-vjecari na tregon librezën e paraushtarakut dhe ushtarakut bashkë me datën e lirimit, por për shtetin, shërbimi i tij është inekzistent.

 “Ata më thonë që duhet t’i drejtohesh gjyqit. Por me ç’të drejtë t’i drejtohem gjyqit kur unë kam dy libreza, kam edhe fotografi që kam kryer shërbimin ushtarak. Jam akoma në pritje!”.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko