Aktualitet, Te Fundit

Video-STOP/ Ilaçet për probleme mendore, në shitje si fruta – perime

Një vëzhgim i emisionit investigativ “STOP”, që transmetohet në ekranin e Televizionit Klan, tregon se ilaçet për probleme mendore, që njihen si psikotrope shiten në farmaci njëlloj si produkte tregu.

Ato shiten pa asnjëlloj recete apo përshkrimi mjekësor. Një situatë e tillë është kthyer në normale në vendin tonë, krejt ndryshe nga të gjitha shtetet europiane.

Ja se çfarë ndodh në disa farmaci të kryeqytetit.

Farmacia 1

Qytetarja – Dëgjo! Unë dua një pako Zalasta, 10 mg.

Farmacistja – Për kë e ke Zalast-in? Me recetë e ke?

Qytetarja – Qyqja?! Mami ka vite që e përdor.

Farmacistja – Zakonisht ne e japim me recetë, prandaj.

Qytetarja – Po ne kështu vijmë i marrim.

Farmacistja – Ka vite që e merr?

Qytetarja – Ka vite moj, që e marrim.

Farmacistja – Si e pi ajo?

Qytetarja – 1 tabletë në darkë, 10 mg. Ne ia japim mamit se…

Farmacisja – Zalastën merr ë?

Qytetarja – Zalastën kemi marrë. Sa është ajo?

Farmacistja – Kjo është 9700 (lekë të vjetra).

Qytetarja – A të vemi dy minuta, sat ë marrim ato lekët se tani u bëmë si…?

Farmacistja – S’ka gjë!

Qytetarja – Faleminderit!

Farmacia 2

Qytetarja – Rispolept, 10 mg!

Farmacistja – 2 mg.

Qytetarja – Jo e kisha idenë… Po, po, po ajo është.

Farmacistja – Është 2 mg. S’ka gjë.

Qytetarja – Sa kushton?

Farmacistja – 780 (lekë të reja).

Farmacia 3

Qytetarja – Abizol 10 mg keni?

Farmacistja – Amyzol 10 (antidepresiv).

Qytetarja – Abizol (psikotrop)?

Farmacistja – 54 100 (lekë të vjetra).

Mjekja psikiatre Arjana Reli shpjegon pasojat, nga përdorimi i gabuar i këtyre medikamenteve, që nga problemet e varësisë e deri tek ato të frymëmarrjes.

“Medikamentet psikotrope janë e gjithë klasa e medikamenteve, që përdoren në shëndetin mendor dhe për sëmundjet nervore. Këto medikamente veprojnë direkt në qelizat nervore. Kategorikisht nuk duhet të merren pa përshkrimin e një mjeku. Efekti më i keq i tyre është efekti i varësisë apo efekti drogë. Në të gjithë botën medikamentet psikotrope kanë recetë të vëçantë përdorimi.” / tvklan.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko