2, Metro

Video/ “Shqiponja e Granitit në botëror nuk është urrejtje”, flet babai i futbollistit

 

Mjaftoi nje gjest gëzimi i Granit Xhakës në ndeshjen përballë Serbisë, që miliona shqiptarë në rrjetet sociaole ta konsideronin një sfidë të tyre takimin Zvicër – Serbi në botërorin e këtij viti.

Festa kulmoi me një gol të dytë të Xherdan Shaqirit që gjithashtu zgjodhi të njëjtën mënyrë festimi, ndërkohë që mediat serbe e konsideruan këtë gjest provokim.

Nuk mendoi kështu FIFA, që megjithatë vebndosi t’i dënojë me gjobë dy futbololistët shqiptarë Xhaka e Shaqiri si dhe futbollistin zviceran Lichtsteiner për shkeljke të ë kodit disiplinor të FIFA.

Mky vendim, nxitit shqiptarët të ndërmarrin aksionin “Mos kini frikë nga Shqiponja”, i cili i mbështetur edhe nga Kryeministri Rama, përmes numrit të Llogarisë në raifesin Bank, arriti të mbledhe 25 mijë frangat zvicerane për të shlyer gjobën e tre futbollistëve.

Por, këtë dashamirësi shqiptare, Xhaka e Shaqiri së bashku me zviceranin Lichtsteiner kanë vendosur ta shpërblejnë ndryshe.

Ata te tre,  do të paguajnë vetë gjobën e vendosur dhe do të dhurojnë për tre fëmijë në Kosovë, Shqipëri e Zvicër, shumën e mbledhur nga donacionet.

Në një intervistë eksluzive për  Opinion, Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës na tregon se si e morën këtë vendim, ndërsa flet edhe për gjestin e Granitit gjatë ndeshjes. A ishte ai një gjest i menduar? Ja si përgjigjet babai i futbollistit ne videon me poshte.

 

Ndërkohë, përfitues i donacionit të futbollistëve në Shqipëri  është 8-vjeçari Olsi Varfis, nga fshati Kalivaç i Tepelenës.

I shtruar prej muajit tetor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ai vazhdon të trajtohet me kimioterapi në pavionin e hematologjisë, ndërsa ka humbur tashmë njërin prej sy për shkak të një retinoblastome.

I ndrojtur, shpesh dhe nervoz, pranë Olsit gjendja gjyshja e tij Faike, e cila me lot në sy tregon dhimbjen e madhe për nipin në një histori të trishtë zënë fill disa vite më parë.

 

Ndonëse ditët e tyre më shumë i kalojnë në spital, se sa në shtëpi, ndonëse ndjehet e dërrmuar nga dhimbja dhe lotët e të nipit, gjyshja Faike nuk i humbet shpresat, teksa ende beson se Zoti do të bëjë më të mirën për nipin e saj.

 

Ajo beson dhe shpreson, se tashmë falë ndihmës, Olsi do mundet sërish të marrë çantën e shkollës, që i ka mbetur varur në shtëpi.

 

Edhe Kosova ka përzgjedhur tashmë përfituesin e kësaj ndihme, përmes bashkëpunimit me Klan Kosova. Një djalë 16-vjeçar që me këto para do të kryejë transplantin e veshkës.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko