Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit

Video shokuese/ Emigrantët afrikanë ja fusin vrapit sapo hapet kufiri me Spanjën

Më shumë se 180 emigrantë kanë kaluar kufirin spanjoll, mbrëmjen e djeshme, duke lënduar një polic kufitar.

Menjëherë pasi njëri nga rojet hapi derën, emigrantët u lëshuan me vrap brenda kufijve spanjollë. Policët kufitarë u munduan t’i ndalonin, duke i gjuajtur me shkopa gome, por ishte e kotë. Ata nisën t’i ndiqnin emigrantët, por bënë prapa kthehu pasi njëri prej kolegëve të tyre mbeti i lënduar.

Polici i lënduar u dërgua menjëherë në spital, ku mësohet se kishte pësuar dy fraktura në këmbë. Po kështu mendohet se në këtë tentativë ka edhe emigrantë të lënduar.

Pak orë më vonë janë publikuar disa foto ku emigrantët janë të gjunjëzuar dhe të lumtur që mundën të kalonin kufirin, për të hyrë në shtetin spanjoll.

Autoritetet janë në kërkim për kapjen e emigrantëve të tjerë që i shpëtuan vëmendjes së tyre.  

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko