Kryesore

Video/ Raporti i Antimafias italiane, Kryemadhi: Të çmontojmë qeverinë, të pastrojme Shqipërinë nga droga

               Publikuar në : 11:43 - 12/07/18 |
ri.de.

Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali publikoi sot raportin ku thuhet se “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”. Mbi këtë raport që tregon edhe njehere gjendjen alarmante te prodhimit dhe eksportimit te kanabisit, ka reaguar kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

“Ky raport duhet të na zgjojë dhe të reflektojmë së bashku, të parat nënat, të bëhemi bashkë që të shpëtojmë të ardhëm e fëmijëve tanë. Ky kryeministër po shkatërron vendin. Raporti i fundit është dëshmia e qartë se ky e ka çuar ai vendin. Askush më parë nuk ka qenë kaq i përfshirë në llumin e trafikimit, askush më parë nuk ka qenë kaq arrogant.

LSI ka një plan, premton se në tre muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Ramës, që të pastrojë vendin nga paratë e drogës, zhdukjen e monopoleve, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore.

Çmontimi i kësaj qeverie, hapi i parë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku”, është shprehu ajo në një komunikatë për shtyp, paraditen e kësaj të enjteje”.

Pas