-Destinacione, -Turizëm, Te Fundit, Të Gjitha, Travel

Video/ Rana e hedhun, plazhi i virgjër që nuk duhet ta lini pa e vizituar këtë verë. Tani rruga është asfaltuar

Rana e hedhun është vetëm 3.5 km nga Shëngjini. Edhe pse është në të njëjtën vijë bregdetare është krejt ndryshe, një plazh i pastër, gati i gati i virgjër.

Ai ka qenë një plazh i fshehur dhe i pa frekuentuar shumë deri më tani për shkak të rrugës së keqe.

Tashmë lajm i mirë është se rruga është shtruar me asfalt.

Eksperienca ka treguar se aty ku shkon urbanizimi, bukuritë natyrore dëmtohen, por shpresojmë që kjo të mos ndodhë me këtë perlë të natyrës, siç është Rana e hedhun.

Ky plazh i vogël, pranë Shëngjinit (Lezhë) ka marr këtë emër për shkak të një masivi ranor që gjendet buzë detit. Uji është i pastër dhe plazhi gjithashtu. Sakaq ka edhe të gjitha shërbimet si hoteleri, restorante, etj.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko