InstaBIZ, Kryesore

Video/ Ramush Hardinaj pushime në Jalë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar në këto ditë të nxehta vere. Ai është filmuar nga Ora News të mërkurën e 8 gushtit, teksa pushon në bregdetin e Jalës dhe shijon rrezet e diellit nën cadër.

Hardinaj ka qenë dje në qytetin e Vlorës në një takim me kryebashkiakun ku ka kryer më pas edhe homazhe pranë varrit të Ismail Qemalit.

Kujtojmë se ndërsa kryeministri kosovar pushon në Shqipëri, klima e aktualitetit në Kosovë nuk është aspak e qetë, pas deklaratve dhe replikave për cështjen e kufijve.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko