-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Rama: Shihni si kërcënon Xhelal Mziu me prishje shtëpish

“Kush ka vendosur flamurin e PS dhe të LSI -së le ta heqë brenda ditës së sotme, sepse nesër do t’i prishim shtëpinë… “

Kjo deklaratë e kreut e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Kryeministrit Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e cilëson kërcënim nga ‘bodrumi i Republikës së Re’.

“Shikojeni se si Republika e Re është qimja që ndërron në një qenie që zakonin s’e harron dhe mos e harroni se mbi bindjet politike, në 25 Qershor është Shqipëria që duam, me shtet-punë-mirëqenie për çdo shqiptar pa dallim, jashtë bodrumeve të partive që ju duan të përçarë vetëm për pushtetin e tyre.

Në postimin e tij, Kryeministri thotë se në 8 vite qeverisje, e djathta legalizoi vetëm 21 mijë objekjte me lekë mbi dorë e nën dorë, 85% e të cilave, shprehet ai, ngrehina biznesi në rrugë, oborre shkollash e spitalesh, parqe, terrene sportive, zona të mbrojtura natyrore e hapësira monumentesh kulture. Ndërsa në 2 vjet e gjysmë, Kryemistri shprehet se qeveria legalizoi falas 144 ndërtime.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko