-Politikë, 1

Video/ Rama kapet me median: Gazetar i kujt je ti?!!!

Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Javë” në Neës24 ka mbledhur edhe njëherë të gjitha ngjarjet pikante të javës, ku pikasin ngacmimet e Ramës me gazetarët duke replikuar me ta për televizionin ku punojnë. Një tjetër moment është edhe kur kryetari i grupit socialist Taulant Balla i fton gazetarët të afrohen me një buzëqeshje. Po ashtu, edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, nuk nguron t’i japë dorën një polici. Në fund është edhe ish-prokurori i Elbasanit Dritan Gina i shkarkuar nga kryeprokurorja Marku që në një moment u thotë gazetarëve: “Po prit pra, a jam duke fol?”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko