-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Rama-Bashës: Po të mbysin fantazmat e Patozit dhe Topallit

Edi Rama ka replikuar me Bashën në Parlament pas mesnate kur mbahej seancë maratonë për programin qeverisës “Rama 2”. Një ditë më parë Lulzim Basha deklaroi se marrëveshja me Ramën (e 18 Majit) ka vdekur pasi ai i bleu zgjedhur si dhe vendosi Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit.

Në përgjigje të akuzave dhe kritikave të liderit të opozitës, Rama tha se “Basha më shumë se me mua po debaton në distancë me Patozin dhe Topallin që e sulmojnë nga facebook”.

Pjesë nga fjala e Ramës, si replikë ndaj Lulzim Bashës

Ju mbyteni me një lugë ujë. Jeni 13 veta mangët nga çfarë ishit para 25 qershorit ndërsa ne që kemi 9 deputetë më shumë qenkemi në panik?! A ma thotë kush si mund ta kuptoni ju programin tonë politik kur thoni se euro u trondit nga krimi. Basha ishte në fjalën e vet ishte një kopje e tronditur e udhëheqësit të republikës së re, më duket se kishte më shumë hallin këtu të mundte fantazmat e Patozit dhe Jozefinës që e akuzojnë dhe kërcënojnë nga dritaret e Mark Zukenbergut, sesa të paraqiste në replikën e tij kartë-vizitën e opozitës. Ligjërata me “play back” e çadrës së lirisë ishte si gjella e mbetur nga dreka për ta ngrënë në darkë. Sa i madh paska qenë ai kazan, mbarojeni dhe kthehuni në realitet. Bëni opozitë produktive.

/Opinion.al

*Shih videon nga minuta 4:40 deri në 6:30

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko