-Turizëm, Kryesore, Travel

VIDEO/ Pishpora, hapet plazhi i ri 20 km nga Fieri

Në Pishpor 20 km larg qytetit të Fierit. Ky është një destinacion i ri për pushuesit këtë vit. Plazhi ka ekzistuar por s’ka pasur rrugë për të shkuar deri ne breg.

Rruga u hap nga një burrë, të cilit i tërhoqi vëmendjen zona atraktive. Ai thjesht investoi një shteg rëre.

“Shikoja shumë të huaj që vinin deri në një fare vendi dhe nuk kalonin dot dhe më lindi dëshira, pse të mos u hap rrugën unë këtyre personave që ta shijojnë këtë plazh. Është ndër plazhet më të pastra, janë 3-4 km rrugë e përshkueshme pa problem”, u shpreh ai.

Në ditët e para të Korrikut janë vendosur çadrat dhe shezllonet e para. Dikush edhe po ngre një kabinë plazhi.Pushuesit e parë ndjehen të kënaqur. Ata e kanë patur gjithmonë pranë, por s’kane mundur ta shijojnë.

“Është plazhi i virgjër, rërë kuratiove, sot është bërë rruga do vijnë edhe më shumë, është plazh i pasur me jod”, thone ata.

Momentalisht duket si një oaz i vogël. Me pak njerëz, ku ende nuk ka shkuar energjia elektrike. Në një të ardhme Pishpora ndoshta do të renditet tek plazhet më shumë të dëshiruara për bregun e pastër, rërën, qetësinë, por edhe dunat ranore të rralla për çdo bregdet, jo vetem në Shqipëri.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko