-Shëndeti, Metro

Video/ Petullat e Gjyshes

Në këtë recetë do të gjeni shije shtëpie dhe një ide të mirë për mëngjeset e fundjavës.

Hidhni majanë në një tas me ujë të vakët dhe lëreni të aktivizohet për 10 min.

Në një tas të thellë, hidhni miellin, pak kripë, majanë e tretur në ujë dhe ujin. Përziejini derisa të përfitoni një brum të hollë. Lëreni të vijë përreth një orë.

 

Në një tigan të thellë, hidhni vaj të bollshëm dhe lëreni të nxehet, metodë kjo që i bën petullat të mos thithin shumë vaj.

Hidhni me lugë akullore ose lugë gjelle brumin (lageni më parë lugën me ujë që brumi të rrëshqasë më lehtë).

Shërbejini me sheqer, djathë, reçel ose mjaltë.

Përbërësit

10 gr maja birre

500 gr miell

kripë

120 ml ujë (i vakët)

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko