-Këtë javë në Opinion, Opinion Web TV, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Përse dështuan operacionet për Kelemend Balilin?

Vetëm pak ditë pasi gjykata e krimeve të rënda lëshoi urdhrin e arrestit për të ashtuquajtrin Eskobar i Ballkanit, Klement Balili, policia ka ndërmarrë një sërë aksionesh për arrestimin e tij, por që kanë rezultuar pa sukses.

Operacioni i parë për kapjen e Balilit është kryer mëngjesin e 10 Dhjetorit duke kontrolluar së pari bizneset e tij dhe veçamërisht resoprtin turistik Santa Quaranta, ndërkohë që në të njëjtën ditë forca të policisë kanë kontrolluar edhe banesën e familjes Balili, ku janë sekuestruar dy armë gjahu gjysmë automatike.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar një  36 vjeçar, në mjetin e të cilit u gjet një pistoletë tip Zastava, por jo Kelmend Balili.

Aksionet e Policisë vijojnë në zonën e Sarandës dhe Delvinës, ku momentalisht gjenden edhe drejtues nga policia e Tiranës dhe Vlorës, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka kryer sërish kontrolle në resortin turistik  “Santa Quaranta”.

 

Pak ditë më parë SHKB nisi hetimet për dekonspirim në të paktën 3 operacione për kapjen e Kelmend Balilit, ndërkohë që tre efektivë  janë pezulluar deri në përfundim të hetimeve.

Hetimet nga shteti grek, në një dosje prej 10 mijë faqesh, thonë se 46 vjeçari fshihet në zonën e Sarandës. Prokurorët grekë informojnë se të dielën e 16 Tetorit të këtij viti Balili ka udhëtuar drejt shtetit maqedonas nëpërmjet pikës kufitare të Tushemishtit, me kartë identiteti të ndryshuar, ndërkohë që po atë në mbrëmje është kthyer në vendlindje.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko