-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Përcillet në banesën e fundit Dritan Prifti, ja politikanët që i dhanë nderimet e fundit

 

Ish-deputeti Dritan Prifti është përcjellë sot në banesën e fundit, pas homazheve të mbajtura në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar,ku mjiqtë dhe të afërmit i bënë nderimet e fundit. 

Homazhet u zhvilluan nën kujdesin persona të kreut të kuvendit Gramoz Ruçi, i icili i pranishëm në ceremoni u shpreh:

Unë jam këtu si Gramoz, si deputet, si Kryetari i Parlamentit për ti dhënë lamtumirën e fundit një ish-ministri një prindi i cili u nda nga kjo jetë pa mbushur ende 50 vjeç. Në momente të tilla i përcjellim ngushëllime prindërve të Dritanit, gruas së Dritanit, fëmijëve të Dritanit. Në raste të tilla duhet ti gjendemi njëri tjetrit për të përballuar dhimbje të tilla”. 

Në videon e publikuar nga Report TV, vihet re se pjesë e homazheve kanë qenë edhe deputetët Tom Doshi dhe Anastas Angjeli.

Dritan Prifti u nda nga jeta pasditen e së enjtes në moshën 49-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko