-Off records, -U tha në Opinion

Video, pas kamerave në “Opinion”/Olta Xhaçka nuk e pëlqen topuzin, Albana Vokshi e qetë në grim

Sonte në emisionin “Opinion” është duke u folur për situatën kritike në të cilën u gjend ditët e fundit i gjithë vendi, për shkak të kushteve të këqija të motit.
“Kush mban përgjegjësi për përmbytjet”, është tema e emisionit të sotëm të ndërtuar nga një panel me gazetarë, analistë, përfaqësues te opozitës, e nuk kishte si të mungonte ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ka qenë në këto ditë në teren.
Disa momente tepër pikante ka rezervuar pjesa e pas kamerave edhe ditën e sotme përpara se të nis transmetimi direkt i emisionit.
Teksa deputetja e PD-së Albana Vokshi po përgatit duke bërë grimin e qetë, në anën tjetër shihet ministria Xhaçka të cilën e shqetëson topuzi i saj, ajo thotë se nuk e ka si duhet, e më pas përpiqet bashkë me grimieren ta rregulloj.
Analistët Artan Hoxha dhe Lorenc Vangjeli po ashtu ndodhen në dhomën e grimit teksa bëhen gati dhe shkëmbejnë batuta.
Po ashtu momente të drejtuesit të emisionit Blendi Fevziut ka pasur edhe në dhomën e montazhit teksa së bashku me gazetarët shohin materialet për transmetim.
Ndiqni në videon më poshtë se çfarë ndodhi sonte në prapakuintat e “Opinion”. /G.Z-Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko