Bota

Video/ Panik në avion

               Publikuar në : 20:42 - 22/06/18 |
Gerta

Pasagjerët e një avioni të linjës ajrore “AirAsia” që do fluturonte nga Kalkuta në Bagdogra u “sulmuan” me ajër të ftohtë nga ekuipazhi, në përpjekje për t’i detyruar të dilnin nga avioni.

Udhëtimi u shty për 4 orë e gjysmë në total për shkak të defekteve teknike.

Pas shtyrjes së parë prej gjysmë ore, pasagjerët morën vendet e tyre në avion, por u lanë në pritje për 90 minuta të tjera pa ujë dhe ushqim, para se piloti t’u kërkonte të zbrisnin nga avioni.

Pasagjerët fillimisht kundërshtuan pasi jashtë binte shi i dendur, tha Dipankar Ray, drejtor ekzekutiv i një biznesi pritvat në Indi, i cili ishte në avion.

Piloti më pas akuzohet se qëllimisht lëshoi ajër të ftohtë në përpjekje për të detyruar pasagjerët të zbrisnin nga avioni.

“U krijua një skenë e frikshme teksa brenda u krijua një mjegull e rëndë shumë mbytëse”, tha Ray, duke shtuar se stafi i kompanisë ishte shumë joprofesional dhe i pasjellshëm.

“Kjo është mënyra se si industria e aviacionit funksionon në Indi. Shmangni ‘AirAsia’”, tha ai.

Kompania ajrore “AirAsia” kërkoi ndjesë për shqetësimin e krijuar tek pasagjerët, por theksoi se mbi të gjitha vendos sigurinë e pasagjerëve.

Lidhur me ajrin e ftohtë të lëshuar brenda avioni, kompania tha se kjo është diçka normale në kushtet e lagështirës së madhe./tvklan.al

Pas