-Kronikë, Kryesore

Video/ Panik dhe të bërtitura, pak minuta pas shpërthimit në Shkodër

Një video e shpërndarë në faqen e kanalit televiziv të Shkodrës , Rozafa tregon situatën në qytet pak minuta pas shpërthimit të ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Partizani’. Sipas njoftimit të policisë, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie ku konstatuan se në një mjet tip motor dyshohet se ishte vendosur lendë eksplozive.

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtetasit L.K. 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë, D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se lëndime me të lehta kanë pesuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekesore.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.

Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO.

 

 

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko