-U tha në Opinion

Video/”Dhëmbët e thyer nga torturat në burg, babai ia dha nënës në qese”, rrëfimi tronditës i Ornela Vorpsit

               Publikuar në : 23:15 - 16/04/18 |
rel d

Ornela Vorpsi u rikthye në Tiranë. Pas një kohe të gjatë. Ajo është shkrimtare, piktore dhe fotografe e njohur në disa shtete europiane.

Përgjatë një interviste për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, intervistuar nga gazetari Blendi Fevziu, Vorpsi ka treguar momentin e takimit me babain e saj në burgun e Spaçit.

Ajo ishte një vajzë e mitur e cila po mundohej të kuptonte ndryshimin drastik të babait, i cili nga torturat dhe vuajtet ekstreme ishte pothuajse një i huaj për vajzën e tij të vogël dhe të dashur.

Vorpsi: Babi ishte i dënuar politik për 7 vite në burgun e Spaçit. Kam shkuar ta takoj me nënën time dhe nuk e njoha. Ai ishte jashtë mase i dobësuar dhe diçka mungonte në fytyrën e tij, unë nuk mundësha dot ta kuptoja. Pata frikë ta takoja, pasi ai donte të më përqafonte por unë isha një fëmijë që kisha frikë ta prekja këtë të huaj që ishte i veshur me një lloje bizhameje me vija, ku në fytyrë kishte ndryshuar, ndërsa e kuptova se çfarë kishte se kishte ndryshuar në fytyrë. Kur erdhëm në shtëpi, babai i kishte dhënë nënës time një gjë të vogël, një qese, ku kishte futur dhëmbët. Ato i ishin thyer nga torturat e tepërta.

Pas