Emisionet

VIDEO OPINION/ Vrasjet që tronditën Shqipërinë!

Mbrëmjen e të hënës në emisionin ‘Opinion’ u fol për vrasjen që tronditit Tiranën  të premten e kaluar. Ku Xhuljeta Çuni, vajza 19-vjeçare që u qëllua për vdekje nga ish-i dashuri i saj, ne Opinion u zbulua se ishte paraqitur dy herë në polici për të denoncuar përndjekjen nga Xhafer Mata. Por vetëm një muaj para se të vritej, ajo kishte firmosur kallëzimin.

Gazetari i kronikës, Spartak Koka tregoi edhe formularin e denoncimit që 19-vjeçarja kishte nënshkruar më datë 7 maj 2018, ku bëhet e ditur se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të përndjekjes.

Sulejman Çuni, babai i 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, ishte në Greqi kur vajza e tij u vra nga Xhafer Mata. Në një intervistë dhënë për gazetarin Spartak Koka, në emisionin “Opinion” u diskutua për vrasjen që tronditi “Don Boskon” në kryeqytet më 8 Qershor.

Babai i 19-vjeçares thotë se nuk kishte asnjë dijeni që vajza e tij të ketë qenë e lidhur me 31-vjeçarin Mata. Ndërsa, për denoncimin që e bija kishte bërë në polici ndaj Xhafer Matës më 7 Maj, e kishin mësuar 3 ditë përpara vrasjes.

Të ftuar në emision ishin:

Spartak Koka – Gazetar
Etleva Delia – Gazetare
Fitim Zekthi – Opinionist
Neli Demi – Mjek Psikiatër
Dom Gjergj Meta – Ipeshkv i Mirditës

Ndiqni në videon me poshtë emisionin e plotë Opinion;

Në pjesën e tretë u transmetua një intervistë ekskluzive e Opinion.al dhënë për kryeredaktoren Desada Metaj, ku  numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul ka folur për situatën politike në Shqipëri dhe shanset për hapjen e negociatave.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko