Emisionet

VIDEO OPINION/ Rënia e euros dhe paratë e pista!

Të mërkurën në mbrëmje në Opinion u fol për rënien e kursit të euros.

Gazetari i ekonomisë në Top Channel, Klodian Tomorri është shprehur se rënia e euros në vend ka ardhur për pasojë të shumë faktorëve njëherësh që ndikojnë në ekonomi, por më dominanti është ai psikologjik.

Tomorri tha në studion e emisionit “Opinion’, se Banka e Shqipërisë ka mbajtur qëndrimin se rënia e euros vjen për shkak të fuqizimit të ekonomisë, por ditën e sotme ajo ka pasur një ndryshim radikal në qëndrimin e saj, duke deklaruar se nuk është rritja e ekonomisë arsyeja kryesore, por disa faktorë të tjerë të përkohshëm.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, të mërkurën, është shprehur se një nga faktorët kryesor të rënies së monedhës së euros në kursin e këmbimit në vend, ka ardhur për pasojë e aktivitit kriminal.

Hoxha në studion e emisionit “Opinion”, deklaroi se një faktor i tillë vihet re mjaft qartë në rritjen e ndjeshme kohët e fundit të bizneseve të lojarave të fatit.

Të ftuar në emision ishin:

Arben Malaj – Ish-Ministër i Financave
Klodian Tomorri – Gazetar
Artan Hoxha – Analist
Ornela Liperi – Kryeredaktorja e revistës “Monitor”
Selami Xhepa – Ekspert i ekonomisë
Artan Hoxha – Gazetar

Ndiqni në videon më poshtë emisionin e plotë Opinion

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko