Video-Opinion/ Pëllumb Pipero: Ja si transmetohet virusi H3N2 – Opinion – Faqja Zyrtare
-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Video-Opinion/ Pëllumb Pipero: Ja si transmetohet virusi H3N2

pellump pipero

Pëllumb Pipero ka pohuar se gjendja e gripit u menaxhua mirë edhe për faktin e mbylljes së çerdheve dhe të kopshteve. Pipero ka deklaruar se virusi H3N2, transmetohet nëpërmjet kontakteve të afërta dhe sidomos permes pështymës, për këtë arsye sipas tij duheshin shmangur kontaktet e shumta mes individëve, shkruan opinion.al.

“Virusi H3N2 nuk ka qarkulluar intensivisht 10 vitet e fundit në Shqipëri, ose ka qarkulluar, por jo kaq intensivisht. Nisur nga fakti që gripi transmetohet nga kontaktet e afërat, dhe duke pasur parasysh kapacitetet shëndetësore, të cilat mund të mbulojnë në njësin e kohës një fluksn që është 100 veta apo 1000 veta , masa për të mbyllur shkollat ka qënë shumë efektive, jo për të mos u prekur apo për të mos u sëmurur nga gripi, por për të ulur numrin e rasteve nga gripi. Nuk ka asnjë statistikë në botë që të dëshmojë u mbyllën apo nuk u mbyllën shkollat, u prekën më pak apo më shumë njerëz nga gripi. Në opinionin tim është menaxhuar shumë më mirë epidemia e gripit edhe për faktin se janë mbyllur institucionet arsimore për një apo dy javë”, është shprehur Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në QSUT/opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko