-U tha në Opinion, Kryesore

Video Opinion/ Olti Curri: Faqen e Facebook e kam hapur nga halli

Sonte në emisionin ‘Opinion’ po flitet për rrjetet sociale dhe ndikimin që ato kanë në jetë reale të njerëzve.

Pjesë e panelit është edhe bolgeri Olti Curri, i cili i ngacmuar nga gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer edhe fillimet e faqes së tij në FB. Ai tha se e ka hapur si fillim “nga halli” sepse kishte një pozicion në luhatje në median ku punonte dhe po ashtu kërkonte hapësirën e tij për të shkruar.

Blendi Fevziu: Si e kape ti dhe se kapa unë hapjen e faqes?

Olti Curri: Ti nuk e kape se ishe në pozicion të sistemuar.

Blendi Fevziu: Apo ishte nga halli?

Olti Curri: Eshtë e vërtetë që ishte nga halli. Unë asaj kohe isha në hapat e para në televizion dhe nuk është se pata raporte me disa personazhe të vjetër aty dhe pozicion im ishte i luhatur. Dhe kështu kisha nevojë për hapësirën time. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko