-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Video-Opinion/ Ngjela: Enver Hoxha e kishte frikë Mehmet Shehun

Enver Hoxha është njeriu i cili në historinë e Shqipërisë ka marrë me vete shumë mistere, jo vetëm si drejtues i një sistemi i cili kishte në thelb të fshihte të vërtetën, por dhe si një diktator i famshëm në periudhën që drejtoi vendin.

Spartak Ngjela, i rritur në Bllokun komunist, më pas i burgosur nga diktatura, sot një avokat dhe politikan i njohur është shprehur se Enver Hoxha ka pasur frikë ndaj Mehmet Shehut, por ky i fundit nuk kishte dijeni se ai i frikësohej.

Ngjela tha sonte në një intervistë për emisionin “Opinion”, se për të dalluar frikën e Hoxhës ndaj Shehut, së pari, duhet nisur nga fakti i parë.

Sipas tij, në vitin 1948, Mehmet Shehu po të ishte aktiv në politikë e rrëzonte Enver Hoxhën.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko