Emisionet

VIDEO OPINION/ Lulzim Basha!

Mbrëmjen e të enjetes në emisionin Opinion ishte i ftuar Lulzim Basha – Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, ka folur në lidhje me lajmin e publikuar nga gazeta ‘Panorama’ se kryeopozitari dhe familja e tij po survejohen nga struktura të Policisë së Shtetit.

Basha tha në studion e emisionit Opinion, se një nga gazetat kryesore në vend ka publikuar lajmin, pas kësaj deputetet e PD kanë kontaktuar me drejtorin e Policisë së Shtetit, duke i dhënë një paralajmërim të prerë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi të enjten në emisionin ‘Opinion’ se ekspertiza nga përgjimi i zërit të pretenduar si i Agron Xhafajt, do të rezultojë false, pasi ashtu e ka vendosur politikisht Edi Rama.

Megjithatë, Basha paralajmëroi se kur diçka e tillë të ndodhë, “ata i pret një surprizë e madhe”. Kreu i PD-së nuk ka pranuar të shpjegojë se për çfarë surprize bëhet fjalë.

Ndiqni me poshte emisionin e plote

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko