Emisionet

Video Opinion/ Kush abuzon me femijët jetimë?

Mbrëmjen e të martës në ‘Opinion’ u fol për disa tema që vinin nga zhvillimet e aktualitetit.
Pjesa e parë nisi me një reagim që tronditi rrjetet sociale, një status i psikologes dhe punonjëses së shtetit shqiptar, Genta Kaloçi ku shprehte kënaqësinë e saj për vdekjen e djalit 18 vjeçar të shkrimtares së njohur Flutura Açka.

Po ashtu në vazhdim u fol për skandalin e dhunimit fizik e psikologjik në shtëpinë e Fëmijës në Vlorë, një video e publikuar nga emisioni STOP.
Të ftuar në studio ishin: Saimir Kodra, Iris Luarasi, Ergys Mertiri, Eliona Kulluri, Denada Seferi, Matilda Tyli.

Ndërsa në pjesë e tretë u fol për ekspozitën ” urtësia e pashuar”, e cila është hapur në Shtëpinë e diktatorit Hoxha. Drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu, ka realizuar një intervistë me Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido në lidhje me librin e rrallë që zotëron Shqipëria, për Kodikët e Beratit.

Ndiqni në videot më poshtë emisionin e plotë:

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko