-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Video-Opinion/ Goro: Ngjarja po përdoret për kapital politik nga qarqe të caktuara në Greqi

Gazetari Robert Goro, sonte, në emisionin Opinion, me anë të një lidhje telefonike nga Athina, deklaroi se të shtatë djemt e rinj që kanë bërë me duar simbolin e shqiponjës, në ushtrinë greke, janë bërë pjese e një teorie konspirative që ministri grek i Mbrojtjes po e përdor mjaft mirë në favor të subjektit të tij politik.

Goro theksoi se partia e ministrit të Mbrojtjes ka humbur peshë në opinionin publik dhe për një arsye të tillë, ai po mundohet të krijojë një debat fals me sfond nacionalist. Ai deklaroi se Kamenos e ka rropur këtë ngjarje, duke tentuar të fusë dalëngadalë në një hulli nacionaliste.

“Mirëpo, partia kryesore e koalicionit politik në Greqi Syriza e Cipras jo vetëm që nuk është prononcuar, por shumë portale që janë të lidhura me Syrizën kanë mbajtur një qëndrim diametralisht të kundërt nga qëndrimi i ministrit të Mbrojtjes dhe nga tendenca e penalizimit, që vetë ai ka përsëritur përgjatë deklaratave të këtyre ditëve”, tha Goro.

Shiko videon:

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko