Emisionet

Video Opinion/ Divorce Albanian Style!

Mbrëmjen e të mërkures në emisionin ‘Opinion’ u transmetua një film-dokumentar nga regjisorja bullgare Adela Peeva, që i dedikohet jetës së shqiptarëve në kohën e diktaturës komuniste dhe regjimit të Enver Hoxhës.

Filmi dokumentar titullohet “Divorce Albanian Style!” dhe trajton jetën e vështirë të tre çifteve, tre burra shqiptarë të cilët asaj kohe u martuan me gra të huaja.

Gratë e tyre të huaja do të bëheshin shkaku i një kalavari të gjatë vuajtjesh, dënimesh dhe dëbimi nga vendi në kohën e diktaturës.

Protagonistët rrëfejnë se si u arrestuan nga regjimi i Enver Hoxhës dhe presionin që iu bë atyre në burg për të pranuar se ishin agjentë të huaj.

Në vitin 1962 gratë e huaja të martuara me burra shqiptarë u larguan nga vendi duke lënë pas familjet e tyre të shkatërruara.
Enver Hoxha ndërpreu marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimi Sovjetik. Burrat shqiptarë të martuar me gratë e huaja u detyruan nga shteti të ndaheshin nga gratë e tyre – gra nga e gjithë Evropa Lindore – të cilët u dëbuan më pas.

Ndiqni ne videon më poshtë emisionin e plotë Opinion:

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko