-Sociale, -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Video-Opinion/ Bino: Virusi i gripit është një virus shumë tekanjoz dhe është shfaqur më herët se zakonisht

Silva Bino, Instituti i Shëndetit Publik, ka theksuar, sonte, në emisionin Opinion se gripi është një sëmundje infektive, e cila është shfaqur më herët se zakonisht.

Sipas saj, ajo ç’ka ne e konsiderojmë grip, por që nuk është grip, por janë viroza stinore apo rrufa, si dhe element të tjerë që janë të lehtë nuk janë grip i mirëfilltë.

Bino bëri me dije se ky është një grip i zakonshëm, i cili është shfaqur më herët në gjithë kontinentin Europian, se sa sezoni që fillon gradualisht dhe me një shpejtësi më të lartë.

Ajo tha se intensiteti i gripit ka qenë më i lartë në vendet e Europës Jugore, fillimisht ka qenë në Portugali dhe Spanjë.

Duke nënvizuar, më pas, ka ardhur gradualisht nëpër vendet e tjera, si në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë ku intensiteti i tij është më i lartë.

Bino tregoi se raste të tilla, ka pasur edhe Ukrahina, Finlanda, përkatësisht janë 22 vende në Europe që kanë pasur një intensitet të lartë të gripit.

“Pra gripi këtë sezon ka filluar shumë më herët se sa fillohet zakonisht”, tha ajo.

Fevziu: Kur fillon më herët, duhet të mbarojë më herë apo kjo nuk është e thënë?

Bino: Kjo nuk është e thënë. Sepse duhet të themi se virusi i gripit është një virus shumë tekanjoz, që pëson ato që ne i quajmë mutacione apo ndryshime gjenetike të vogla të vazhdueshme.

Fevziu: Ka qenë një virus vdekjeprurës?

Bino: Natyrisht, gripi AH3 N2, që është ky, që qarkullon sivjet, pra gripi shkaktohet nga disa lloje virusesh: A, B dhe C dhe viruset A janë AH3 N2 dhe AH1 N1 që kanë qarkulluar zakonisht. Ky virus që qarkullon sivjet, nuk ka qarkulluar intensivisht, pra që popullata të ketë qenë e mbrojtur me kalimin e kohës. Ajo çfarë ka ndodhur me këtë virus sivjet është se ka pësuar disa ndryshime gjenetike të vogla. Të cilat e kanë bërë këtë virus jo të njohur plotësisht nga popullata. Në këtë mënyrë ai ka një përhapje më masive.

Shikoni videon: 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko