2

VIDEO/ “O k*** kandari po të përdorin”, revolta e Muç Nanos me Salianjin

               Publikuar në : 10:05 - 10/10/18 |
ri.de.

A është Agron Xhafaj në audiopërgjim apo jo? Enigma u shtua mbrëmë kur deputeti Ervin Salianji nxori me zë dhe figurë dëshmitarin e prokurorisë Fredi Alizoti duke treguar se është shantazhuar për të aktruar. Ai tha se e ka marrë me makinë drejtori i polcisë Ardi Veliu i cili e ka bindur të thotë se ka luajtur rolin e Agron Xhafës. Nuk dihet se kush ia ka bërë këtë kamera të fshehtë Alizotit, por del hapur se ai është një person i pabesueshëm: Që ndryshe ka thënë në prokurori e ndryshe në bisedën private ku është përgjuar.

Ervin Saliani u ngrit befas në emision dhe i dha një USD Fevziut, duke i kërkuar ta shfaqte në ekran. “Këtë zotërinë që është dëshmitari kryesor i prokurorisë e kanë marrë e kanë përpunuar. Këtë njeri e kanë çuar me zor si dëshmitar në prokuri”.
Në këtë moment i revoltuar, Mustafa Nano i drejtohet Salianjit: O idiot po të përdorin. O koqe kandari po të përdorin do hysh vetë në burg.

Salianji vazhdon: Ky zotëria Fredi Alizoti që del se thotë kam bërë zërin e Agron Xhafës më 1 qershor ka marrë Drejtorin e Policisë së Fierit dhe ka denoncuar. Ndërsa në filmimin që më kanë sjell mua ky thotë se më kanë shantazhuar.

Mustafa Nano: Ti je edhe dhi e zgjeposur dhe bishtin përpjete. Je nën akuzë!

Salianji: Janë vënë të gjithë në shërbim të ministrit të Brendshëm. Policia është angazhuar për të gjetur një dëshmitar të rreme. Shiheni tani këtë llumin që është dëshmitar për prokurorinë.

Kjo video mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, tashmë që çështja “Babale” është në gjyq. Kujtojmë se prokuroria ka dale ne konkluzionin se Babalja e ka inskenuar gjithe ngjarjen, pasi nuk ka folur me Agron Xhafen por me personin Fredi Alizoti.

/Opinion.al

Pas