Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Ngatërron fjalimin, Rama dhe deputetet e PS gajasen me deputetin e PD-së

Biznesmeni i suksesshëm Agron Shehaj u ul këtë vit në karrigen e deputetit i zgjedhur nga PD-ja për qarkun e Vlorës. Si përherë të parë në foltoren e parlamentit, ai pati një moment nga fundi i fjalimit që i humbi fjali pasardhëse me gjasë nga emicionet. Por, këtë moment nuk ia kanë kursyer kolegët e majtë. Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe gjithë deputetet e PS ia dhanë të qeshurësh kur ai po fliste për vjedhjet që ka bërë Rama përmes koncesioneve që tani i quan PPP (Partneritet Publik Privat).

Pjesë nga fjalimi i tij:

Agron Shehaj: Nuk ka lezet të vjedhësh me tendera, PPP-ja është më moderne u pëlqen të rinjve dhe nostalgjikëve se ngjan me Partinë e Punës. Nostalgjikët janë banda e PS. Gjithsesi nuk mendoj se Rama po i përzë qëllimisht shqiptarët, por ai nuk di…

Pauzë….

Deputetët e PS qeshin në sallë…

Shehaj: Jeni ekspertë, jeni ekspertë të paparë, një duartrokitje për ju.

Rama flet nga vendi por nuk dëgjohet pasi mikrofoni është i fikur…

Shehaj: E di, do zbavitemi, kemi 4 vjet kohë.

Ruçi: Vazhdo fjalimin mos u ngacmo me deputetët.

Shehaj: Unë nuk qesha dhe as nuk fola kur po flisnit ju në foltore. Kuptohet jam i ri dhe mendoni se do më vini përpara me të qeshura.

Shiko videon nga minuta 11:20 e deri në fund

/R.D-Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko