Rusi 2018, Sport

Video/ Nejmar braktis stërvitjen me Brazilin

Sulmuesi i Brazilit, Neymar është detyruar të largohet nga stërvitja që po zhvillonte kombëtarja e Brazilit ditën e sotme për shkak se ndjeu dhimbje në këmbë.

Në videon e shpërndarë nga ‘AsTv’, duket që skuadra ishte mbledhur në grup duke luajtur me një takim, dhe lojtari në mes duhej të prekte topin për të dalë, por gjatë kësaj kohe sulmuesi ndjeu një dhimbje dhe nuk mundi të vazhdonte dot me, duke u larguar menjëherë  nga stërvitja.

Tashmë pritet të vlerësohet si do të jetë gjendja e tij për ndeshjen e radhës, ku dhe do të shikohet se në çfarë niveli mund të jetë dëmtimi.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko