-Politikë

Video në Opinion/ Salianji – Ballës: Vij aty ku je

               Publikuar në : 10:40 - 10/10/18 |
E SH

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, deputeti demokrat Ervin Salianji, publikoi një video-përgjim ku shfaqej dëshmitari i prokurorisë, në çështjen “Babale”, Fredi Alizoti, duke thënë se është shantazhuar për të bërë rolin e Agron Xhafës.

I pyetur sot nga gazetarët, kreu i grupit socialist Taulant Balla tha se nuk e njihte Fredi Alizotin, dhe ftoi Salianjin të dorëzonte videon në prokurori. Por sipas Ballës deputeti demokrat u largua me shpejësi nga studio, duke rrezikuar edhe jetën e rojeve të Tv Klan.

Kjo është mohuar menjëherë nga Salianji i cili shprehet:

“Taulant, unë jo vetëm që nuk iki me vrap, por vij aty ku jeni. Mē thuaj si kryeprokuror që je kur me solli shkresë prokuroria? Si kryeprokuror qe je me thuaj ku te vij se vij ta jap edhe ty provën që e pa i madh e i vogël!”

Pas