Emisionet, Kryesore

Video/ Në kushte ekstreme varfërie, ‘Opinion’ dhe bamirësit i ndërtojnë shtëpinë

Katër muaj më parë, emisioni “Opinion” ndërmori një nismë shumë të veçantë dhe të rëndësishme për të ndihmuar familjen Biçaku. Kjo familje e cila u identifikua nga ‘Fundjave Ndryshe’, jetonte në kushte të varfërisë të tejskajshme mes sëmundjeve, mungesës së një shtëpie, pamundësisë për t’u ushqyer dhe për t’u shkolluar.

Për shkak të problemeve shëndetsore, asnjë anëtar i kësaj familje nuk vlerësohej si i aftë për punësim , duke e bërë tejet të vështirë sigurimin e të ardhurave për ushqim e ilaçe.

Jeta e vështirë e kësaj familje dhe thirrja e tyre për ndihmë, preku zemrat e shumë shqiptarëve.

Edhe pse audienca nuk ishte ndër me të lartat, sensibilizimi ishte aq i madh sa mbrëmjen e transmetimit janë grumbulluar rreth 15 mijë euro, si dhe kontribute të tjera në formën e të mirave materiale. Drejtuesi i Fondacionit Fundjave Ndryshe, Arbër Hajdari, informoi se punimet për shtëpinë e re të familjes Biçaku filluan menjëherë të nesërmen pas emisionit, dhe një pjesë e kontributeve u përdorën për të ndërtuar edhe tre shtëpi të tjera në fshatërat Zhelizhan, Thumanë dhe Kamëz.

Sot ëndrra e Seldës për të pasur një shtëpi të bukur u bë realitet. Falë ndihmave të shumta që u mblodhën për këtë familje, ata hynë sot në shtëpinë e re me rroba më të ngrohta dhe me sy e buzë të qeshur.

Familja Biçaku tashmë gëzon shtëpinë e re rreth 110 m2, ku të gjithë kanë një krevat për të fjetur, ngrohje, një çati dhe mure që i mbron nga i ftohti i acartë i dimrit.

Në emisionin “Opinion” të datës 8 nëntor të vitit 2017, Drejtoresha e PR dhe Marketing të Spitalit Amerikan, Oriella Cano mori përsipër shërbimet shëndtësore të gjithë familjes.

Javën e ardhshme nënë Qamilja e cila kishte probleme me shikimin, do të operohet nga mjekët më të mirë, për të sjellë dritë edhe në sytë e saj.

Ky ishte rasti i dytë i bashkëpunimin të emisionit  “Opinion” dhe Fondacionit Fundjave Ndryshe. Një bashkëpunim, i cili synohet të kthehet në traditë për të ndihmuar sa më shumë familje shqiptare t’u rikthehet shpresa dhe të kuptojnë që nuk janë të harruar. Kjo që po shihni në ekran, është lista e të gjithë kontribuesve pa të cilët nuk do të ishte e mundur ndërtimi i shtëpisë së re të familjes Biçaku, por edhe të familjes Zaimi në Zhelizhan të Lushnjës, familjes Muça në Thumanë dhe familjes Mërtini në Kamëz./Pergatiti: Elena Lika

Lista e plotë: Bamiresit e familjes Bicaku

  1. Familjaret e Familjes
  2. Barmac
  3. Ethemi SHPK
  4. TV KLAN
  5. Arben Kadriu
  6. Sokol Hamzaj
  7. Asi Home Collection
  8. Sabri Hysa
  9. Edlir Babameto
  10. Varaku SHPK
  11. Delta
  12. Brunes
  13. Turja SHPK
  14. Edilcentro SHPK
  15. Kaiser Light
  16. Espana Color
  17. Clirim Kormaku
  18. Ndrec Lleshi
  19. Behar Hasrama
  20. Arva Trare Lamelar
  21. Beril Disha
  22. Eduart Hoxha
  23. Alfred Mezini
  24. OSSHE
  25. MObileri Petrit Lika
  26. Fatos Shahini
  27. Arlis SHPK
  28. Afrim Yzeiraj
  29. Kompania Miele
  30. Alba Game
  31. Star Carpet
  32. Firma Veseli
  33. Myftia Lushnje
  34. SPAR ALBANIA
  35. Restorant Brasil
  36. Spitali Amerikan
  37. Abdullah Thartori
  38. Fatmir Muzaqi
  39. Karafil Nuridinaj
  40. Artur Bezati
  41. Besim Muhadri
  42. Admir Ziu
  43. Besnik Jaku
  44. Nexhmije Sejdini
  45. Vladimir Ferko
  46. Fadil Sinani
  47. Urim Zenku
  48. Bashkim Mehmeti
  49. Shkodran Ailli
  50. Gentjan Xheko
  51. Xhamia Dine Hoxha
  52. Merr Taxi SHPK
  53. Restorat Ija
  54. Alda Keka
  55. Deep Clean
  56. Fuad Resulbegu
  57. Armir Kungulli
  58. Qemal Brahja
  59. Donald Coku
  60. Bar Dubai
  61. Lulezime Kurti
  62. Nafis Selimi
  63. Glamur Perde
  64. Kujtim Hasani
  65. Restorant Kamami
  66. UFO SHPK
  67. Hasan Cota
  68. Gezim Hoxha
  69. Fatos Brahja
  70. Grislida LLukacej
  71. Gezim Tarko
  72. Enver Ferizaj
  73. Marjan Ndoja
  74. Artim Redzepi
  75. Hasan Hoxha
  76. Njomeza Mehmeti
  77. Arjana Mata
  78. Betim Zuta
  79. A-EJA Kompani
  80. Vasil Cekrezi
  81. Denis Nuriu
  82. Sonila Cenaj
  83. Beauty Line
  84. Everest
  85. Granit Humolli
  86. Laureta Muca
  87. Atemka Avdiu
  88. Astrit Odja
  89. Elvira Mullaraj
  90. Fatmir Sula
  91. Astrit Hida
  92. Hotel Comfort SHPK
  93. Nuredin Humolli
  94. Fadile Abazi
  95. Muje Kuqi
  96. Ilir Veselagu
  97. Jetmir Brati
  98. Bledar Kacaca
  99. Dritan Bekiri
  100. Bledar Gashi
  101. Miradije Tahiraj
  102. Qamile Prej
  103. Ilir Bregasi
  104. Fatmir Vata
  105. Solanda Bashkurti
  106. Adesa Abdyli
  107. Arben Nela
  108. Ylberi SHPK
  109. Elvira Bashkurti
  110. Albnor
  111. Halil Gazidede
  112. Andi Kanani
  113. Eduard Meta
  114. Armando Musaj
  115. Valbona Dervishaj
  116. Florenc Elezaj
  117. Albiol Kadriu
  118. Meriton Spahiu
  119. Mentor Abmetaj
  120. Vlora Hodza
  121. Elkent Dajci
  122. Esian Mali
  123. Oltion Kuke
  124. Erdis Metani
  125. Qamil Gosturani
  126. Edlira Xhija
  127. Zhaneta Pane
  128. Globtik Language Eduaction
  129. Manjola Zhapa
  130. Blenard Cela
  131. Meldi Zace
  132. Harli Kafe
  133. Danjela Runa
  134. Qamil Aliaj
  135. Dezmazije Azizi
  136. Kujtim Baruti
  137. Meriman Lita
  138. Mevlan Hakorja
  139. Insifa SHPK
  140. Ermal Aliko
  141. Ender Korbi
  142. Ardi Bajri
  143. Elvis Doci
  144. Omer Mamo
  145. Artemisa Lama
  146. Xhemal Duka
  147. Xhevdet Celiku
  148. SIretta 2F
  149. Behar Mesi
  150. Ejlli g,a
  151. Alketa Vrushi
  152. Alma Rustani
  153. Luciano Bodo
  154. Nora Rasaj
  155. Admira Kodra
  156. Asllan Zguri
  157. Noizy
  158. World Flex
  159. Lul Morina
  160. Gulf

/OPINION.AL

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko