Video/ Ndodh çudia në Angli, portieri mbipeshë ha byrek gjatë transmetimit live – Opinion – Faqja Zyrtare
Galeri, Sport, Te Fundit, Video

Video/ Ndodh çudia në Angli, portieri mbipeshë ha byrek gjatë transmetimit live

shaw4

Wayne Shaw është kthyer në një legjendë në rrjetet sociale që pas saj që bëri. Gjatë ndeshjes kundër Arsenalit të vlefshme për raundin e gjashtë të FA Cup, portieri i Sutton United është parë duke ngrënë byrek.

Ndonëse ekipi i tij humbi 2 me 0 ndaj Arsenal, duket se sot të gjithë po merren me portierin mbi peshë.

Nga ana tjetër, gjesti i tij jo i zakonshëm ka hapur polemika lidhur me trukimin e baskeve, pasi një kompani kishte vendosur bast para ndeshjes së Shaw do të konsumonte ushqim gjatë transmetimit direkt, ashtu sikurse ndodhi.

Sutton United tani mund të përballet me shqyrtim pasi Shaw e ka pranuar se ai ka qenë në dijeni të bastit para lojës.

3D774EB300000578-0-image-a-45_1487629944327

“Disa nga djemtë më thanë më herët ‘Çfarë do të ndodhë me bastin për ngrënien e pites?’ Unë u thashë: ‘Nuk e di, nuk kam ngrenë asgjë tërë ditë, mbase mund ta ha diçka më vonë,” ka thënë ai për The Independent.

“Sun Bets vëri bast në neve që do ta hanim pite. Mendova që t’i ngacmoj pak dhe ta bëj atë. U kryen të gjitha zëvendësimet dhe po humbnim 2-0,” ka shtuar ai./ opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko