-U tha në Opinion, Kryesore

Video/ Muaji i Ramazanit dhe kuptimi i tij

Sipas librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, Muaji i Ramazanit dhe agjerimi janë momentet që afrojnë më shumë njeriun me krijuesin. Sipas islamit, një besimtar që agjeron nuk privohet vetëm nga ushqimi, uji dhe marrëdhëniet seksuale për një kohë të caktuar gjatë ditës, kjo sepse agjerimi ka dhe dimensionin e tij të brendshëm që lidhet me pastrimin e shpirtit, mos bërjen e gabimeve, lërjen më anë të egoizmave, por edhe kryerjen e veprave vullnetarëve në ndihmë të njerëzve të tjerë.

Për besimtarët myslimanë agjerimi është marrëdhënie direkte mes krijuesit dhe krijesës. Dikush mund të thotë se agjeron, por askush nuk mund t’a vërtetojë këtë pasi ky akt është detyrim që rrjedh nga marrëdhënia direkte e njeriut me Zotin.

Besimtarët myslimanë gjatë kësaj periudhe forcojnë vetëkontrollin dhe përqëndrimin në gjërat e duhurua, pra periudha e agjerimit ka lidhje të drejtpërdrejt me devotshmërinë e besimit islam.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko