-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

VIDEO-MESAZH/ Veliaj-qytetarëve: Do zgjedhim administratorët e pallateve. Bashkëpunoni!

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për bashkëpronësinë dhe ‘administratorët e pallateve’, i cili synon krijimin e një rrjeti punonjësish të përzgjedhur nga qytetarët dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës, të cilët do të gjenden pranë komunitetit për t’i dhënë zgjidhje problematikave në pallat apo lagje.

“Prej vitesh ne kemi trashëguar një sërë problematikash në pallatin tonë, në komunitetin tonë, në lagjen tonë. Bashkia e Tiranës ka një plan konkret se si këto mund të zgjidhen. Një punonjës i bashkisë do të vijë shumë shpejt në derën tënde për të ftuar që të jesh pjesë e vendimmarrjes për administratorin e ri të pallatit. Ky administrator i ri do të kujdeset për të gjithë hapësirën e përbashkët dhe do të zgjidhë shumë prej problemeve në komunitet”, shprehet Veliaj përmes një video-mesazhi.

 

Si do zgjidhen administratorët e rinj 

Procesi i përzgjedhjes së administratorëve nis nga ngritja e të gjitha kryesive në lagje. 50% + 1 e banorëve të një pallati shkojnë në asamblenë e pallatit për të caktuar kryesinë, e cila më pas do të vendosë për administratorin. Ngritja e të gjitha kryesive do të pasohet më pas me nënshkrimin e kontratave me administratorët e pallateve.

Bashkia e Tiranës do të startojë grupin e parë të administratorëve të pallateve dhe projektet me bazë komunitare. “Kemi hequr mënjanë një fond për rreth 200 projekte për komunitetin. Që do të thotë se përmes administratorit të pallateve, banorët mund të aplikojnë për të rregulluar fasadën e pallatit, për energji të rinovueshme, për panele diellore apo qoftë për efekte estetike, për të cilat bashkia do të paguajë gjysmën e investimit. Brenda kësaj jave do të bëjmë një shpallje publike edhe për fondin komunitar dhe kush nga komunitetet do të tregohet i gatshëm të bëjë një propozim, do të paguajmë qindarkë më qindarkë”, deklaron kreu i Bashkisë Veliaj.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko