-Kulturë, Bota, Metro, Te Fundit

Video/ Meryl Streep “kryqëzon” Donald Trump me fjalimin në Golden Globes

merly-streep-show-2017-billboard-1548

Maryl Streep është vlerësuar me çmimin “Cecil B. DeMille” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të përvitshme Golden Globes.

Mbrëmjen e djeshme ajo është ngjitur në skenë dhe ka mbajtur një fjalim të fuqishëm kur Donald Trump.

“Hollywood është i mbushur plotë me të ardhur dhe të huaj dhe nëse ti na zbon të gjithë ne, nuk do të kesh asgjë për të parë, përveç futbollit dhe arteve të miksuara marciale, të cilat nuk janë art.”- ka thënë ajo, ndërkohë që sytë i ishin mbushur me lotë.

Aktorja ka përmendur emrat e disa aktorëve të njohur duke kujtuar se në certifikatat e tyre të lindjes nuk janë amerikanë.

Streep gjatë fjalimit të saj kujtoi edhe një ngjarje të shëmtuar të vitit të kaluar, kur Donald Trump u tallë me një gazetarë me aftësi të kufizuara.

“Në një farë mënyrë më theu zemrën kur e pash, dhe akoma nuk e heq dot nga mendja sepse nuk ishte një film, por jeta e vërtetë. Ky instikti për të fyer dikë në platformat publike, filtron poshtë në jetën e të gjithëve, sepse ajo i jep leje të tjerëve për të bërë të njëjtën gjë.”

Ajo përfundoj fjalim e saj më një shprehje të aktores së ndier Carrie Fisher: “Merr zemrën tënde të thyer dhe shndërroje në art.”/ opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko