3

VIDEO/ “Më keni parë në ëndërr? Dilni bëni një shëtitje në shi!”, Rama mbyll konferencën me gazetarët

               Publikuar në : 13:09 - 13/03/18 |
ri.de.

Kryeministri Edi Rama ka patur një komunikim të shkurtër me gazetarët që kishin udhëtuar drejt Elbasanit për të mbuluar aktivitet e qeverisë që sot dhe nesër zhvillon mbledhje në këtë qark. Rama tha se përgjegjësit e marrëzisë dhe abuzimeve me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan duhet ta paguajnë dhe premtoi se rruga me disa fonde shtesë do të mbyllet këtë vit.

Kryeministri nuk ka preferuar ta vazhdojë më tej komunikimin me gazetarët, pasi nuk pëlqeu pyetjet e tyre. Si për gazetaren e News 24 ashtu për gazetaren e Report TV Rama pati të njëjtën përgjigje: “Do më keni parë në ëndërr se une se kam thënë këtë…”

Më tej me ironoi iu drejtua gazetareve: “Dilni bëni një shëtitje në shi që t’ju dalë gjumi” dhe u largua nga podiumi.

Pjesë nga replika e Ramës me gazetaret

Marsela Karapança News 24: Dje keni qene në TV tonë dhe keni lajmëruar arrestime të bujshme. Sot ndodhemi në këtë kompleks, në një nga ambientet ka një karikaturë me disa peshq të mëdhenj që përbënin kabinetin qeveritar. A ishte surprizë për ju që peshq të mëdhenj janë anëtarë kabineti?

Edi Rama: S’kam lajmëruar arrestime të bujshme, se nuk arrestoj njerëz. Kur të zgjohesh nga ëndrra ku më ke parë, bëhemi për konference tjeter…

Esiona Konomi, Report TV:  Ju keni ndjekur me vemendje rekrutimet në administratë. Si e rekrutuat Mëhill Fufin (ish-deputet i PD) sot drejtor i Rrugëve në Laç?

Edi Rama: Më ke parë në ndonjë ëndërr se unë nuk bëj rekrutime. Emërimet i bën administrata. Me qenë se është kohë e frekskët me shi, ju sugjeroj një ecje në shi për tu zgjuar nga gjumi.

/Opinion.al

*Ndiqni videon më poshtë në minutat e fundit

Pas