Sport

Video/ Mançester Siti masakron Liverpulin, Guardiola i jep leksion Klopit

Mançester Siti ka masakruar me rezultatin 5-0 Liverpulin në kryendeshjen e javës së 4 të kampionatit anglez. Ekipi i Guardiolës e dominoi totalisht ndeshjen duke mos i dhënë asnjë shans kundërshtarëve. Kartoni i kuq në minutën e 37-të i lojtarit më në formë, Sadio Mane duket se e fundosi skuadrën e Klopit, të cilët nuk arritën ti bënin ballë furisë së “qytetarëve”.

Aguero zhbllokoi takimin në minutën e 24 ndërsa në minutën e 6-të shtesë të pjesës së parë Gabriel Zhezus dyfishoi rezultatin. Ishte përsëri braziliani që në minutën e 53-të shënoi golin e tretë, ndërsa për ta thelluar akoma rezultatin mendoi Sane me dopietën e tij në të 77-tën dhe në minutën e 91-të.

Me fitoren e sotme Mançester Siti u ngjit përkohësisht në vendin e parë me 10 pikë në 4 ndeshjen. Ndërsa Liverpuli mban vendin e 5 me 7 pikë./Panorama Sport

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko