-Teknologji

Video/ Makina që kthehet në avion në vetëm pak minuta

               Publikuar në : 12:51 - 28/09/18 |
E SH

E dini tashmë në qiell do të shihni edhe një makinë fluturuese dhe nuk është në formën e avionit

Bëhet fjalë për makinën elektrike me dy vende e cila ka kapacitetin të shndërrohet në pak minuta edhe në avion.

Dhe makina e së ardhmes ajo që kemi parë në filma do të jetë në shitje vitin tjetër.

Sipas kompanisë prodhuese makina mund të fluturojë deri në 640 kilometra me një shpejtësi maksimale deri në 160 km në orë.

Ende nuk është bërë me dije çmimi i makinës futuristike por modelet e para testuese do të publikohen gjatë muajit tetore, të paktën kështu bëjnë me dije mediat kineze.

Deri më tani është zbuluar se makina që shndërrohet në avion ka një motor hibrid, rripa sigurimi, airbag dhe sigurisht ndenjëse shumë komode.

Mjeti është i pajisur me kamera të pasme dhe një sistem të ri parashutësh, si dhe një modalitet “nxitës”, i cili gjatë fluturimit jep ‘një shpërthim shtesë të energjisë.

Makina avion sigurisht ka marrë edhe certifikatën nga Administrata Aviacionit federal.

Kompania shpreson se makina e quajtur Transition do të jetë një mjet i domosdoshësm dhe shumë ndihmues për pilotët që të zbresin në aeroporte të vegjël.

“Ky automjet nuk ka nevojë për një aeroport mund të lëvizë edhe në rrugë apo në autostrada” shprehen drejtueist e kompanisë.

Prandaj nëse një ditë do të shihni një makinë që fluturon mos u cudisni me zhvillimet teknologjike tashmë cdo gjë është e mundur.

 https://www.youtube.com/watch?v=nnF2yua4KIw

Pas