-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Makina përplas 18-vjeçarin në “Don Bosko”

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Don Bosko në Tiranë. Policia tha se mjeti “Volksvagen” që drejtohej nga një grua me iniciale M. F. Ka aksidentuar një djalë 18 vjeç.
Ndërkohë qytetarët kanë dërguar edhe videon në JOQ ku thotë se makina e përplasi të riun në trotuar.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.07.2017, rreth orës 11:59, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një aksident të ndodhur në rrugën e “Don Boskos”.

Në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake rezulton se është përplasur shtetasi A. N., 18 vjeç nga mjeti i tipit

Shtetasi i aksidentuar ka qënë duke kaluar rrugën e “Don Boskos” ndërkohë që është përplasur nga mjeti i tipit “Volsvagen”.

Shtetasi është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko