Aktualitet, Kryesore

Video/ Makina merr flakë në ecje në Vlorë

Një automjet ka marrë flakë në ecje tek ura e Mifolit në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa automjeti tip ‘Fiat’ me targa AA418FT ka marrë flakë në ecje.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanËeb” se pronari i mjetit është R.Rrokaj, i cili ka arritur të dalë në kohë nga makina dhe nuk ka pësuar lëndime.

Sipas policisë, shkak i djegies së mjetit paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko