-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Video/ Lala: Ish-bashkëshorti e konsideronte gjykatësen Hafizi diçka që i përkiste atij në të gjithë qenien e saj

Gazetarja Klodiana Lala, sonte, ka hedhur disa pretendime, ku sipas hetimeve paraprake tregohet arsyeja e vrasjes së gjyqtares Flides Hafizi nga ish bashkëshorti i saj me 31 gusht në Tiranë.

Lala tha se ish bashkëshorti, Fadil Kasemi kishte kontribuar ekonomikisht, si dhe kishte sponsorizuar edhe në shkollimin e saj. Nga ky këndvështrim, Kasemi e konsideronte Fildesin si pronë të tij, diçka që i përkiste atij në të gjithë qenien e saj.

Sipas hetimeve paraprake, mendohet se mosmirënjohja e ish bashkëshortes, ishte edhe burimi i një urrejtjeje kaq të madhe ku dhe përfundoi në një tragjedi.

Më tej, Lala shpjegoi edhe momentin e ngjarjes: Fildes Hafizi me të dalë nga salloni i bukurisë, ka hypur në makinë dhe ka vendosur rrypin e sigurimit, pastaj ka ecur pas, pasi kishte një bordurë betoni që nuk e lejonte të ecte para, në atë moment ajo ka vënë re ish bashkëshortin që po afrohej ku dhe kanë shkëmbyer disa fjalë, pastaj ish bashkëshorti ka qëlluar mbi të nga xhami i pasagjerit.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko