Aktualitet

Video-lajm/ Tritoli trondit drejtorin e policisë Shkodër, po mbante fjalim para kamerave

               Publikuar në : 15:52 - 13/01/18 |
ri.de.

Tritoli që shpërtheu sot në Shkodër është dëgjuar fuqishëm deri tek Drejtoria e Policisë së këtij qyteti. Drejtuesi, Gjovalin Loka, ishte duke mbajtur një fjalim me rastin e 105 vjetorit të policisë kur u dëgjua shpërthimi i fuqishëm. Ky moment është kapur nga mediat e pranishme që po ndiqnin konferencen.

Në mjediset e jashtme të komisariatit të këtij qyteti, dëgjohet zhurma e një shpërthimi të fuqishëm.Në pak sekonda uniformat blu marrin njoftimin dhe shpërndahen me shpejtësi në terren. Shihni videon më poshtë të postuar nga faqja online e “Ora News”.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 10:45 në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës. Një sasi e madhe tritoli u vendos në një motorcikletë dhe objektiv ka qenë shtetasi Lulzim Kulla, pronar i bizneseve në zonën tregtare. Ai ka qenë duke hipur në makinë në atë moment dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Sakaq janë plagosur edhe kalimtarë të rastësishëm. Gjithsej janë plagosur 7 qytetarë, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Edhe objekti i atenatit, Lulzim Kulla është në gjendje të rëndë dhe është sjellë në spitalin e Traumës. Ende nuk dihen autorët dhe motivet, por në media raportohet se Kulla është person me precedentë të shumtë, dhe njihet si “i forti” i Shkodrës. /Opinion.al

Pas